Kujtim Gashi: Rrëshqitja e dheut në autostradën Prizren-Suharekë po rrezikon jetë

———————————————————————————————————-

Deputeti Kujtim Gashi ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rëndë në një segment të autostradës “Ibrahim Rugova”, saktësisht në pjesën ndërmjet Prizrenit dhe Suharekës. Sipas Gashit, një rrëshqitje e vazhdueshme e dheut ka bllokuar qarkullimin duke e kufizuar atë në vetëm një shirit, gjë që po shkakton kaos dhe pasiguri për shoferët.

Gashi theksoi se kjo situatë e lënë pas dore ka çuar në aksidente të rënda, madje edhe me pasoja fatale. Ai kërkoi ndërhyrje të menjëhershme institucionale nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, duke vlerësuar se vonesat e mëtutjeshme mund të kushtojnë me jetë të tjera njerëzish.

“Kjo situatë e bën urgjente nevojën për ndërhyrje, pasi rreziku për aksidente është i vazhdueshëm,” u shpreh ai./QendraPress/