Prizreni,e shënoi Ditën e Tokës me krijimin e hapësirave  gjelbruese, në lagjen ’’Dardania’’.

      Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, sot,më 22 Prill,në lagjen ‘’Dardania’’ në  hapësirat e gjelbëruara në sheshin ‘’Rrustë Kabashi’’ në Prizren,u organizua aktivitet edukativ dhe mjedisor me nxënësit e shkollës “International Maarif Schools”, me fëmijët e kopshtit parashkollor “Nëna Kabrini”, dhe me vullnetarë të ndryshëm. Në këtë  aktivitet pos Drjetorit të  Shërbimeve Publike Islam Ukimeri dhe I  gjitë stafi I kësaj drejtorie  ishte dhe nënkryetari I komunës  Bexhat Bytyçi, Konsulli I Turqisë në  Prizren  ekselenca e tij Fatih Topçu, Drejtori  gjeneral  i Fondacionit ‘’Marif ‘’ z.Mehmet Nedim Asllan si dhe  shumë  ambientalistë. Ku në  kuadër të këtij aktiviteti:  Nga shkolla “International Maarif Schools”  u  bë mbjellja e 50 fidaneve drunore decorative   Nga Kopshti parashkollor “Nëna Kabrini – 4 fidane drunore . Drejtoria e Shërbimeve Publike – 15 fidane drunore .Me këtë rast  fillimisht  drejtori i Shërbimeve Publike  Islam Ukimeri  ka  falenderuar  gjithë të pranishmit  dhe  tha se  tashmë  komuna  me këtë  projekt  besojmë  se do të  krijojnë  hapësira  rekerative  për këtë banorë dhe për  Prizrenin. Kurse ai  ka  falenderuar edhe  Shkollën ‘’Maarif’’.

Një përshëndetje rasti  ka bërë edhe Konsuli  i Turqisë  duke  falenderuar  edhe  Komunën  dhe kryetarin Shaqir Totaj, për këtë  hapësirë të bukiur  gjelbërimi, ku bashlkarisht do te   mbikqzyrim edhe  faktin se  Prizrenit  të  bukur po i shtohet edhe  një  hapësirë  gjelbruese.

Drejtori I Përgjithshëm i Fonadacionit’’Maarif’ në Kosovë Mehmet Nedim Asllan,ka  theksuar se tashmë me këtë  hapësirë  gjelbruese  që po i shtohet Prizrenit . Edhe ne do të  shtojmë  përkujdesjen dhe bashkë me komunën e Prizrenit për këtë  hapësirë  të qytetit.

Derisa nxënësi nga  shkolla ‘’Marrif’’Ideal Gashi,me këtë rast, tha se ne nxënësit e  shkolllës ‘’Maarif’’-it mbëltojmë mbi 50  drunjë   dhe  bashkarisht  do të  punojmë për këtë  hapërisë  gjelbrimi . Në këtë aktivitet  prezentuan edhe  OJQ mjedisore ,KRM’’Ekoregjioni ‘’ si dhe shumë qytetarë.