A duhet  ti kontestohet mandati  deputetit kontravers Fatos Geci ?!

    Secili që e ka lexuar  Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës  duhet ta ketë  të qartë  se çka  është, toka e Kosovës, Kurse dihet fakti se atë  deklaratë e ka lexuar Hashim Thaçi, njëri nga  strategët e Pavarësisë së Kosovës. Kjo tashmë e pranuar  botërisht sikurse vetë  Mëvetësia e Kosovës,. Andaj, deklarata e Fatos Gecit, e deklaruar, dje në Parlamentin e Republikës së Kosovës , asesi nuk mundet të  kalohet në heshtje . Kjo duhet të jetë pikë e rendit të ditës më prioritet të veçantë. A duhet  ti merret mandati , apo ti lejohet edhe mëtej Fatos Gecit. Pa marrë parasysh se familja  Geci, që publikisht kanë shkruar e dëshmuar  edhe në Hagë e kudo tjetër  rrebeshe sharjesh të natyrave të ndryshme  kundër  Hashim Thaçit. Mirëpo, kjo nuk guxon të kalojë në heshtje në Parlamentin e Kosovës. Të kërkohet fati i njejtë sikurse i një të dënuari me jetë siç ishte për Naim Murselin. Kjo nuk është thjesht e papërgjegjshme, por është e rrezikshme dhe moralisht e papranueshme dhe domosdoshmërisht duhet të rishihet a duhet të i merret mandati i deputetit, kjo mund të  bëhet,e besojë, edhe duhet  të nisë si iniciativë  nga ata  që e kanë  votuar Fatos Gecin. Nëse , edhe kjo dekaratë  heshtet, apo tejkalohet me një  zhurmë  mediatike pa veprime konkrete,ka rrezik  të  atakojë  drejtëprëdrejtë Pavarësinë e Kosovës  dhe të anashkalojë luftën e pastër të UÇK-së  për liri dhe  pavarësi. Kur kësaj i shtohet fakti se familjarë të  këtij deputeti  kanë qenë  pjesë e kësaj lufte, domosdo distancimi bëhet obligativ. Se për ta kundërshtuar politikisht dikend  nuk do të  thotë  të  atakohet vlera e luftës çlirimtare. Nuk duhet përzier luftën çlirimtare dhe verbërinë kriminale të Murselit, për cka drejtësia  ia kë dhënë verdiktin. Përndryshe duhet të  frikësohet deputeti Fatos Geci nga mallkimi i  gjakut të derdhur për liri, gjaku i dëshmorëve e martirëve  që  është edhe bazament i lirisë së Kosovës. Qazim THAÇI