Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Sami MULAJ

PSE U NGUTE ME VDEKË

———————————–

Në gara makinash

tymë e flakë nxjerrin gomat,

vetëm një prej tyre garës i vë emrin

edhe shpejtësinë.

Në garat e kuajve

xixa nxjerrin patkonjtë,

vetëm një prej tyre

garës i vë emrin

e emrin e të zotit ngjitë.

Trenat bulshitin rendë,

në shina rrëshqasin vetëtimë,

si kuajt nuk dallohen nga jelët

por mbi shina

sa e kanë shpejtësinë…

E njerëzit

edhe ata vrapojnë,

por, emri nuk u mbetet sa shpejt

 a sa ngadalë e mbërrijnë vdekësinë.

Emri ju mbetet

sa e si e mbërrijnë në jetë njerinë.

SMulaj

Prill 26, 2026

New Jersey, USA /QendraPress/