Amaneti i dy korifejve të kombit :Teki Dervishi dhe Rexhep Qosja,çfarë sinjali i japin Kosovës??!!- Shkruan:- Qazim THAÇI.

Shkrimtari Teki Dervishi ka ikur në amshim me 29 qershor 2011 në Prishtinë. Derisa Prof dr Rexhep Qosja iku nga kjo botë me me 23 prill 2026 po kështu në Prishtinë. Por, ikja e këtyre dy korifijëve të kombit/personaliteteve ndër më të njohurit në botën e letrave shqipe, jo vetëm në Kosovë, e kanë një të përbashkët, Që të dy kanë lënë amanet apo testament , që varrimet e tyre të bëhen pa bujë, pa pjesmëarrës jashtë familjeve të ngushta , pa prezenecën e mediave apo pushtetarëve në varrime dhe pa pompozite. . Edhepse ka plotë personalitete e emëra të shkencës e kulturës në Kosovë dhe në hapësirat kombëtare që I kanë njohur nga afër që gtë dy personalitet si për nga dija e karakteri dhe askush nuk e ka marrë kohën të shkruaj pse këta lanë këto amanete .
Amaneti gjuhësisht është : Në gjë që ia lemë dikujt për ta ruajtur, apo porosi për ta kryer. Kuptimi i përgjithshëm: si njëshmëria, besimi, apo në raport me njerëzit, si obligimet ndaj prindërve, fëmijëve dhe njerëzve në përgjithësi, për këtë lloj të amanetit dëshmojnë. Apo testamnent ;një përmbledhje vendimesh të Kolegjit Civil paraqet linjat orientuese të jurisprudencës së Gjykatës së lartë lidhur me testamentin dhe vlefshmërinë e tij, rezervën ligjore ,,etj
Mirëpo, amaneti I këtyre dy personaliteve në vete ka më shumë se përshkrimet gjuhësore, Ka vulën e diçkaje që njeriu e jep vetëm kur nuk mbetet rrugë tjetër. Andaj, amnetet e këtyre dy personaliteteve duhet të në ndalojnë më shumë të mendojnë udhëheqësit e institucioneve dhe jo vetëm ata..!! Pse këta dy emëra më të mdhenjët e kombit lanë këto amanete. Kjo tregon se ata edhe në këtë formë lanë porosinë e madhe se në Kosovë diçka nuk është parimore. Pra, edhe vdekja e tyre dhe amaneti tregon më shumë se kaq, Padyshim një shkrim i këtillë është vetëm si pikënisje, ku shkenctarët e lëmive përkatëse duhet pa këtë ‘’rebelim’’ . Pse e lanë kështu, këto amanete, emrat që jetën e tyre kanë skkrirë për shqiptari, Dhe pikërisht këta lënë këto porosi. amnete. Teki Dervishi ,duke mos qenë i përshtatshëm për politikën e kohës së monizmit, ngase “shkrimet e tij e helmonin rininë”, atij iu deshtë që të skajohet për punë në lokalitete të ndryshme. Punoi mësues ne fshtain Carrallukë, pastaj profesor në Viti. Sido që të jetë, kjo ishte një zymtësi jete për një krijues të mirëfilltë dhe për një intelektual si ai.Pas çlimimit të Kosovës , për herë të parë, ai shpreh mendimin ashtu siç e ndien dhe mendon, pa farë censure. Zgjidhet për një mandat drejtor i Tetarit Kombëtar të Kosovës, ku u angazhua për një teatër gjithëkombëtar, me punë të përbashkët aktorë-regjisorë edhe nga Tirana dhe deri në vdjekje kolimnet e tij mbeten maragaritarë të letësisisë shqiptare.

Derisa,Ademiku Rexhep Qosja, para se të ndahej nga jeta ka lënë pas një letër ku ka shprehur amanetin e tij të fundit për nipin e tij Valjetin. Qosja shkruan se nipi u kujdes për të dhe se kërkon që ai të merret edhe me varrosjen e tij
Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar shumë recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.
Është marrë edhe me veprimtari politike. Në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000, kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”.
“Varrim pa fjalime, pa lule, pa prani zyrtare” – Familja publikon amanetin e Qosjes

/QendraPress/