Fryma poetike me poeten;-Armenida QYQJA

Në pritjen që kurrë s’u vyshkë
_____________________________________
Gjurmëve të mallit tënd i rash pas,
Valës së Lumëbardhit
Që kurrë nga syri s’tu nda
Në t’dy anët e tij ushtuan kalldrëmet,
Kambanën e saj gjëmoi zemra…
Ti je këtu te zambakët e bardhë,
Në pritjen që dot se vyshku as koha,
Ti dallëndyshe që prej parajsës shtegton
Veç ballin t’ja puthësh kalasë…
/QendraPress/