E shtuna poetike me poeten:-Makfire SHALA

Mallkimi i Parasë
———————————-
Eh, qka u ba me këtë vend,
për pare po tretet ndera e kuvend.
Po shiten troje, ara e det,
si mos me pasë gjak kjo tokë e shkretë.
Për një grusht pare po e japin Shqipninë,
pa mendu për fis, për gjuhë, për historinë.
Po harrojnë se kjo tokë s’asht mall tregu,
po amanet i t’parëve që me gjak e kanë mbrojtë.
Sot nënshkruajnë letra mbi tavolina,
e nesër mbesin mallkimet mbi kurriz t’shqiptarëve.
Se toka nuk shitet si plaçkë pazari,
ajo mban varret, djepat e shqiptarit.
Mos e shitni vendin për copa floriri,
se paret digjen, po toka mbetet thirrje lirie.
E një ditë ka me ju dalë para historia,
tu ju pyet:
“Kur e shitët tokën… a e shitët edhe shpirtin e Shqipnisë?
Me dhimbje për tokën shqiptare
Makfire Shala
/QendraPress/