E shtuna poetike me poeten:-Brixhilda DEDE

FERRI I TOKËS

————————

Nuk i trembem ditës së gjykimit,

as heshtjes së varrit e të gurit.

Frikë kam të gjallët që flasin ëmbël

e helm në brendësi të shpirtit derdhin.

Frikë e kam fijen e hollë të mashtrimit.

Perin e merimangës që në sy s’ duket.

Atë që si rob lidh ndërgjegjen me errësirën

e si gjarpri hedh thumbim.

Vdekja një herë vjen, si shi që s’ pyet për stinë.

Mashtrimi mes nesh, jeton ç’ do ditë.

Ferri mbi tokë, ndez zemra njerëzish,

Të atyre, që të vërtetën s’ munden të pranojnë.

/QendraPress/