Xeni, është nga ata njerëz që dëgjon më shumë sesa flet. Nuk nxiton në vendime,  analizon me qetësi dhe mbetet i qëndrueshëm në qëndrimet e tij-Shkruan;-Kastriot.G. HOXHA

Në jetë ka njerëz që i takon rastësisht, e ka njerëz që i fiton për gjithë jetën. Për mua, Shkelzen Kastrati është njëri nga ata njerëz që i kam pasur pranë në çdo etapë të jetës.

Me Xenin njihemi prej shumë vitesh. Kemi qenë dhe jemi shokë të mirë, miq të mirë dhe bashkëpunëtorë të mirë. Gjatë gjithë kësaj kohe, kam pasur mundësinë ta njoh nga afër karakterin e tij dhe të bindem se është një njeri që e mban fjalën, nuk të zhgënjen dhe gjithmonë vepron me maturi.

Xeni është nga ata njerëz që dëgjon më shumë sesa flet. Nuk nxiton në vendime, i analizon gjërat me qetësi dhe mbetet i qëndrueshëm në qëndrimet e tij. Është djalë zotni, i respektueshëm, familjar i përkushtuar, prind shembull dhe njeri me vlera të forta njerëzore e shpirtërore.

Prandaj, në zgjedhjet parlamentare të Kosovës që mbahen këtë të diel, më 7 qershor 2026, unë e mbështes me bindje të plotë mikun tim Shkelzen Kastrati, kandidat për deputet nga PDK me numrin 44.

Të gjithë ju që më njihni, më respektoni dhe vlerësoni gjykimin tim, ju kërkoj ta mbështesni Xenin me votën tuaj. Jam i bindur se ai do ta përfaqësojë me dinjitet besimin që do t’i jepet.

Suksese, shoku im! Jam krenar që të kam mik dhe i bindur se do ta përfaqësosh me nder Prizrenin dhe qytetarët tanë.