Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Minire Rukovci HYSENI

Edhe pena ka rënë në hall

————————————

Ngjyra penës iu ngri

Mbeti fleta krejtë e bardhë

Nuk po din se çka të shkruan

Një kohë të keqe ka përballë.

A thua kur do shkruhet vargu

I pa mbrenga, pa lot e mallë?

Dridhet dora e poetit

Thot se ngjyra s’do më mjafton

Më duhet shumë sa ujtë e detit

Për të shkruar çfar zemra më don.

I ëndërron atë që s’shkruajti

Pret e nesërmja t’ja afron.

Se poeti të pa vërtetën

Asnjëhere se hudhë në letër

Kërkon vargu të del i lumtur

Pena shkruan krejt diçka tjetër.

/QendraPress/