Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Maxhun OSMANAJ

Kur flasin dhe buzëqeshin poetët…

———————————————

Kur buzëqeshin poetët me sy dhe shpirt

Fjalët e urta u bëhen mbretëri

Heshtja bëhet këngë, zemra merr dritë

Vallë, a nuk e blerojnë botën në ata dy sy?!

Kur buzëqeshin poetët, shpresën ushqejnë

Diellin e mendimit e lënë përherë zgjuar

Takohen n’udhë t’gjata, nërpër vargje shkëlqejnë

Kohërat, këngët për t’i shëruar.

Kur buzëqeshin poetët me kohën flasin

Fjala e mençur mbetet mbi çdo stuhi

Dukuritë negative në shkrime i godasin

Jetës i japin shkëlqim, bukuri..

/QendraPress/