Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Feim BLLACA

NYJA E HËNËS SË VERBËR
—————————————–
Në kopshtin ku korbat mbjellin hije,
njé pus i vjetër mban ujë pa qiell,
aty një nyjë prej tymi e prej drite,
s’më lë të kaloj urën e heshtur.
Një anije pa det endet në brinjë,
me vela qepur nga dimra të paardhur,
e busulla rrotullohet rreth një ylli të fikur,
ndërsa portat e agimit mbeten të kyçura.
/QendraPress/