Çaste poetike me poeten;- Ibadet Humolli- TETAJ

LUMI
——————-
Me rrjedhen e lumit
takohemi sy me sy…
Dallgezohet Hudson River valë- valë,
imagjinata ime dhe diellin kap,
n’mendjen time valëzohet lumi Llap
si djepi me fëmijë nga një nane.
Pulëbardhat se ç’më kujtojnë
Nositin e t’madhit Lasgush,
nga malli i tokës sonë
që djeg porsi prush.
Prit – ti anije ngjyrëqielli,
që trazon lumin dhe erën
merre fjalëmiren
me peshën dhe vlerën.
Merre fjalëbardhën porsi urëkalim,
e stinëve të blerta deri ne lulëzim,
plot dashuri e bukë
në t’ madhen sofër
buzëqeshje verore
në çdo skaj e votër.—
/QendraPress/