Çaste poetike me poeten;-Katerina BARBIERI

Mall
——————
Mot prej moti e larguar,
loti-flutur mpiksur në sy,
erë kurbeti fryn tërbuar,
digjet malli bëhet hi
N’gjoks e n’brinj të kohës sosur,
mall-kusar pamëshir m’grabit,
n’shpirt as gjall as e varrosur,
lëmëz-mekur, nget çdo dit
Përgjëruar përtej detit,
porsi zogjtë e but shtegëtar,
fluturojnë nē sy t’ciklonit,
drejt folezës udhën mar
Frymëz vjeshte kohës së zbehur,
pikon malli porsi vesa,
n’botë mërguar zhytur-dehur,
n’muzg-përflakur terur shpresa…..
/QendraPress/