Çaste poetike me poeten;- Violeta Muco ANASTASI

Larg brigjeve që dashuroj
———————————-
Edhe për pak ti dhe unë
Larg brigjeve që dashuroj,
Atëherë malli më mbyt lumë..
Kur çasti vjen të të takoj!
Në breg të detit me shkëmbinj
Shikoj me ngulm pafundësinë,
Ethshëm rreh krahët shpirti im
Si një zgalem në Suferinë!..
E mbushur plot me mallëngjim
Atëherë filloj të rroj vërtet,
O det I gjerë pa mbarim
Në krahët e tu më mban si mbret!
Në breg e shkrova emrin tënd….
Mbi rërë ndënë përvëlim…..
Thërrmova zemrën që të gdhënd
Një më të bukurin kujtim!
Mos vallë je duke pushuar,
Në perëndim të zjarrtë, o yll?
Në çdo behar të kam kërkuar
Por qei trishtë ky fati im…
Në cilin qiell, në cilën re
Përjetësisht ti je mbuluar?
Në cilin breg me yjet re..
Edhe përjetë ke xixëlluar?
Në brigje detrash të kërkoj
Thellë dallgëve me tërbim,
O yll e ,jarr dot s’të harroj
Pa ty kjo jetë s’ka kuptim!
Qershor 2023 Padova
/QendraPress/