Çaste poetike me poetin;- Aziz Isak AHMETI

JETË E VËSHTIRË
—————————–
Jeta me shumë probleme
Nuk ka fare kuptim,
Në një vend të lirë,
Pa punë, pa shptesë pa punësim!
Bredh poshtë e lartë,
Sa andej, sa këndej,
Bredh sot, nesër, pasnesër…
Më thuaj, punë ku të gjej?!
S’di kujt t’i besosh
Edhe në këtë shekull,
Ujqit i mprehin dhëmbët
Çdo herë kur ka mjegull.
Nuk është thënë kot,
Tani e shumë vjet:
“Ruajëm Zot prej mikut,
prej armikut ruhem vetë!”
/QendraPress/