Një grua gjendet pa shenja jete në Lipjan, trupi dërgohet për obduksion

Një grua ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Lipjan, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar nga një dëshmitare, e cila ka deklaruar se viktima, në rrethana të panjohura është shtrirë papritur në tokë.
-Lipjan / 25.06.2026 – 09:55. Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare në rrethana të pa njohura pa pritur është shtrirë në tokë. Ekipi emergjent kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion./Arbresh.info