QendraPress,merr opinionet e intelektualëve për qeverisjen aktuale të Prizrenit-Arkitekti Çelë LAMAJ–Kryetari Totaj, po bënë punë të mira për Prizrenin.

   Çelë Lamaj- Përshendetje  QendraPress,Edhe pse për shkaqe  personale nuk kam mundur ti përcjelli aktivitet e qeversijes lokale, besojë që kryetari Totaj po bënë punë të mira për Prizrenin, Jo gjithmonë  qeverisja lokale mvaret nga kryetari, e sidomos kur shumë marrëveshje koalicionesh ka qeverisja sot, në Prizren.. Ja ofrojnë drejtor në shumicën e rasteve jo profesional, Por, besojë që kryetari me eksperiencën e tij e mbulon dhe po i mbulon këto zbrazëtira që mund të ketë. Gjithsesi. kryetarit Shaqir Totaj dhe  gjithë qeverisë lokale i urojë suksese me shumë projekte për Prizrenin.Sa i përket punës katër vjeçare qytetarët e kanë dhënë vediktin e vetë, e tash mbetet  më shumë për të arsyetuar besimin e dhënë. Me respekt Çelë Lamaj/ Qendra Press/