Çaste poetike me poetin;-Destan UKAJ

LIRIA QË ËNDËRROJ TË BËHET NUSE
————————————————-
Kolona e majit zbriti nga mali
Dikush pranverën deshti t’a ndali
Bashkë me krushqit e lirisë
Zbritën tek Kulla e Haxhisë.
Liria nuse e bardhë u prinë bashkëfshatarë
Kur qielli volli flakë e zjarr
Rozafatet u murosën të gjallë
Mengjesi i 13. Majit sapo dalë.
Ujqit e Karpateve kishin përgaditur vrasjet
Ujku qimen e ndërron e jo zakon.
77 lulëkuqe bjeshke ranë të ëndrrojnë në heshtje
Nuse Liria me abetare djegur fëmija
Nga hiri i kolonës fluturoj
Rozafatet përkundën djepa me dorë
Atyre që u shkëputën nga zemra e malit
Fusha tradhëtisht i ndali
Promoteu i lidhur e zbuloi zjarrin
U djegën lulet e sapo dala të majit
Kujtesa jonë prore do t’i ngjalli
Liria e bardhë me vello malli
Janë fryte që lulëzojnë
Që ne të gjallët e gëzojmë
Janë ëndrra e kujtesës sonë!
/QendraPress/