Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Nexha REÇICA

NË SYTË E MI BIE NATA
———————————-
Në sytë e mi bie nata,
por zemra ende pret agimin.
Ka mall që nuk e shuan koha,
ka emra që nuk i fshin heshtja.
Të prita si bregu pret detin,
pa e ditur nëse do të vije.
Dhe kur dallgët më sollën vetëm vetminë,
kuptova se jo çdo premtim ka kthim.
Sot nuk të kërkoj më.
Kam mësuar ta dua qetësinë
më shumë se fjalët e bukura
që nuk u bënë kurrë jetë.
Ka rrugë që mbarojnë pa zhurmë,
si një perendim mbi det.
Dhe ka heshtje që flasin më gjatë,
se çdo fjalë e mbetur pezull.
/QendraPress/