Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Gëzim AJGERAJ

Pritja e nënës

————————————-

Eja ti mbledhim këngët e lëna ndër pipa të pemës

nën hijet ku flenë zotat e freskisë ndër vërrina

hapat e fëmijerisë nëpër kalldrëmet e lagjes

ta freskojmë ballin sa herë na djersitet nga loja

mureve të kullave të gurta t’i vizatojmë ëndrrat tona

fushave të mbledhim lulet për nuset e paardha

me ëndrrat djaloshare t’i thurim kurorat e ardhmërise

e atje nën hijet e fshehta të livadheve, ti këndojmë dashurisë

eja t’i mbledhim ëndrrat rinore të idealeve për atdheun

e t’i thurim këngët për të nesërmet e bardha

nostalgjinë e dasmave me oborret plot këngë e valle

festat e ahengjet plot ngazëllim e buzëqeshje

eja të festojmë kullat le të mbushullojne në kënge

bjeshkët le të tunden, Verrini të gézojë

eja të paktën me vjeshtën, sa s’eshte vonë, biri im!

/QendraPress/