Përkujtohen Dëshmorët Ylber Fanaj dhe Albrim Fanaj.

            Kryetari i OVL,së Isa Berisha dega në Prizren , njofton se me rastin e përvjetorit të Betejës te Stanet e Vërmicës, që u zhvillua më 10 korrik 1998, përkujtojmë me nderim të thellë një nga betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në atë ditë, një grup ushtarësh të UÇK-së, pasi kishin përfunduar misionin e furnizimit me armatim, gjatë kthimit ranë në një pritë të forcave armike. Në përballjen e ashpër me armikun, duke luftuar me trimëri dhe deri në frymën e fundit, ranë heroikisht dëshmorët Ylber Fanaj dhe Albrim Fanaj, të cilët me gjakun e tyre shkruan një faqe të lavdishme të historisë sonë për liri.

Për të nderuar sakrificën dhe kujtimin e tyre të pavdekshëm, OVL e UÇK – Dega Prizren, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta, organizon homazhe sipas këtij programi:

– Ora 10:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.

– Ora 11:00 – Homazhe në vendin e rënies, te Stanet e Vërmicës.

Ftojmë bashkëluftëtarët, familjet e dëshmorëve, veteranët, invalidët e luftës dhe të gjithë qytetarët që me pjesëmarrjen e tyre të nderojnë veprën dhe sakrificën sublime të dëshmorëve tanë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve Ylber Fanaj dhe Albrim Fanaj! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Me nderime,

Kryetari i OVL,së Isa Berisha dega në Prizren/QendraPress/