Çaste poetike me poetin:-Tahir MUSAJ

MOS MA THYEJ ZEMRËN
—————————————
Mos ma thyej zemrën, jo nga frika e dhimbjës,
sepse plagët më kanë mësuar të hesht.
Nuk kërkoj premtime,gjethe që era i merrë pa pyetur.
Kërkoj vetëm besë, atë fjalë të lashtë
të cilën nuk e përkul dot asnjë kohë.
Ti ishe hëna, unë një yll i humbur në dritë.
Atë natë zjarri nuk digjte dheun e ftohtë,
por errësirën që kishim mbartur brenda vetës.
Mendova se dashuria ishte një strehë e sigurt,
por kuptova se ajo mbetet një udhëtim i gjatë,
ku secili udhëtar mban në supe
kryqin e rëndë të shpirtit të tij.
Sa herë të kërkova, gjeta vetëm jehonën e zërit tim :
sa herë të harrova, malli më kujtoi
se zemra e njeriut nuk njeh asnjë urdhër.
Muret e ndarjes nuk janë kurrë prej guri :
ato ndërtohen nga heshtja, nga fjalët e pathëna
dhe nga frika e madhe për të qenë i vërtetë.
Hape dritarën…
Ndoshta dielli nuk kërkon të hyjë në shtëpi,
por zbret të ndriçojë thellë në shpirt.
Unë nuk dua asnjë përsosmëri në këtë jetë,
dua vetëm një dorë që të mos largohet kurrë,
kur nata bëhet më e gjatë se shpëtimi.
Nëse dashuria është zjarrë, le të më djegë :
nëse është dritë e pastër, le të më verbojë.
Por mos e kthe në një hije të thjeshtë
që endet e vetmuar mes kujtimeve tona.
Sepse njeriu nuk vdes gjeografikisht
atëherë kur pushon së marrë frymë :
Ai vdes ekzaktësisht në atë çastë
kur zemra e tij pushon së besuari …!!!
/QendraPress/