Çaste poetike me poetin;-Sami MULAJ

HUMBË DASHURIA

Pa ushtarin trim
armët vyshken në krahë,
betejat thyhen,
lufta fitues nuk ka.
Edhe në dashuri,
nëse nuk ka gatishmëri të luftosh per dashurinë,
dashuria është e humbur pa nisë,
dashuri nuk ka.
Kur fjalët nga gjuha kokëfortë edhe të heshtura dalin,
ani pse zemra e ngrohtë ka deshirë të flas,
dashuria prapë është e humbur si uji në currila shpatesh
prej gërmimit me zhurmë lopatash e minash që
fshihet
e kurr nuk gurron ma.
Mund të jesh i dashuruar,
por ndihesh i vetmuar,
dashurinë e ke humbë
si lulen në vazo duke e ujitur me teprim
e mbajtë në hije e ke tha.
/QendraPress/