Çaste poetike me poetin;-Asllan MIFTARI

POLITIKA DHE PASOJAT
————————————
Thonë që politka është brirë dashi
Dredhur e përdredhur, gjer ku s’ka
Diku hedh gurin e fsheh dorën
Diku vëllezër e motra ka përça
Brirë dashi thonë është politika
Gënjeshtër, lajkatare gjer ku s’ka
Nëse i beson, të sajës gënjeshtër
Të përdredh, madje të ngren hava
Thënë troç, politika është gënjeshtër
Nëse i beson, dimrin t’a bën verë
Të çon te burimi e s’të jep ujë
I etshëm do mbetesh përherë
Politika është gënjeshtër dhe hipokrizi
Provuar me qindra a mijëra vjet
Bukuri fjalësh, sa thonë është parajsë
Ky është realitet, mbi të vërtetë
Politika, është lojë fjalësh
Të premton mrekulli, apo majën e botës
Të çon andej, ku s’ta merr mendja
Madje të luan nga mend’të e kokës
Politika është gënjeshtër e pashoqe
Hipokrite dhe e pistë, sa qielli i paanë
Kohërat kanë provuar e treguar
Lumë i ndotur që, askush si del matanë
Andaj politika është një gënjeshtër
Madje gënjeshtër me bisht
Si fillim të përulet e të shtrinë dorë
Në fund ikën e t’a bën me gisht
Ndaj kujdes me fjalën o MIQ të mirë
Politika, – ekuacion tejet i vështirë
Fitojnë ata të cilët, njësh janë mbirë
Ne bëhemi armiq, pa interes e dëshirë !
/QendraPress/