Çaste poetike me poeten;-Greta Kadare TETA

Pikëllim
———————-
Më pyesin pse shkruaj kaq trisht!?
Këtë skllavëri
nuk e desha
mu ngjit si zgjebja
Edhe në detin e lotëve u mbyta
nuk u la dhimbja
Trishtimi në qelizë me mbiu
kur putha sytë e nënës së vdekur,
ato ,në ikje qanin pa reshtur
Prej atherë, një jetë
Për fat timin
shkula çdo herë nga një copë zemër
E në Sarkofag të gjitha
i kam të mbledhura
Por ti
Provo,
hiqi një shtresë
asaj lëkure të mëndafsht pastaj dëgjo
dëgjo qelizat pa zë i klithin!
Ndaj,
dua të jetë shi,
shumë shi e nata pa hënë, kur të rrëfej
as lotët e as hijen mos ma shihni..
/QendraPress/