Përkujtohet veterani i UÇK-së dhe kapiteni i FSK-së Sejdi Krasniqi.

           OVL-ja Dega në Prizren sipas kryetarit  Isa Berisha,njofton se  ‘’Sot, me nderim dhe respekt, morëm pjesë në përkujtimin e veteranit dhe Kapitenit Sejdi Krasniqi.

Sejdiu ishte një luftëtar i përkushtuar i lirisë, ndër themeluesit dhe organizatorët e veprimtarisë kombëtare, i cili iu përgjigj kushtrimit të UÇK-së që nga ditët e para. Mori pjesë në shumë beteja, ndërsa kontribut të veçantë dha në Operacionin “Shigjeta”, duke mbetur gjithmonë në shërbim të atdheut. Edhe pas luftës, me përkushtim kontribuoi në TMK dhe FSK deri në fund të jetës së tij. Emri dhe vepra e Kapiten Sejdi Krasniqit do të jetojnë përherë në kujtesën tonë.’’ Njofton Isa Berisha,  kryetar I OVL-së Dega në Prizren, ku ai  dhe kryesit e  shoqatave të dala nga lufta dhe  familjarë e  bashkëluftëtarë  sot ,e  rikujtuan me pietet,  Sejdi Krasniqi./QendraPress/