Komuna e Prizrenit investon dy milion e gjysmë euro në ujësjellsin e Zhurit.

Sot,kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,i bashkëshoqëruar me nënkryetarin Kujtim Gashi dhe drejtorin e Shërbimev Publike Islam Ukimeri dhe kabineti i kryetarit, morrën pjesë në promovimin e projektit për furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në fshatin Zhur. Me këtë rast kryetari Totaj, duke përuruar kroin e ujësellësit të ri tha se komuna e Prizrenit tashmë ka bërë investime për ujin e pijshëm në fshatin Zhur, Ku punimet kryesore kanë përfshirë ndërtimin dhe instalimin e një rrjeti të ri të ujësellësit, duke vendosur 42 mijë e 500 metra gypa polietileni me diametra të ndryshëm si dhe mbi 1400 ujëmatës së bashku me pusetat jashtë pronave private , Kjo është bërë për faktin se uji është vetë jeta tha i pari i komunës sot në Zhur
Drejtori Islam Ukimeri tha s e ky inestim në fshatin Zhur që ka qëllim për kushte sa më të mira për jetë e ku kemi bërë investim komuna e Prirenit me marrëveshje me Hidroregjion jugor e që investimet e komunës kapin vlerën prej dy milion e gjysmë euro. Kështu tashmë kemi kryer nevojën elemtare për ujin e pijes në Zhur, e po kështu njejtë do të vendosim ujëmatës në pronat publike edhe në fshatrat rreth Zhurit që edher në ato fshatra të kete ujë të pijes dhe mirëqenje më të mirë për ata banorë tha drejtori Ukimeri.
Ne emër të strukturave politike dhe si banëorë I fshatit zhur edhe I riu Xhafer Hoxhaj me këtë rast ka falenderuar komunën e Prizrenit për këtë investim dhe tashmë njërin nga problmet që e ka pasur me dekada Zhuri, qeveria Totaj e ka kryer tha ai.
Tashmë banorët e fshatit Zhiur janë shumë të kënaqur sepse furnizimi me ujë të pjes është i mjaftueshëm dhe me shtypje shumë të fortë , Sepse banorët e këtij fshati tash e dy dekada e kanë pasur këtë problem funizimin e me ujë të pijesë ,Andaj, ata thonë se tash kjo padyshim se ka rritë mirëqenin e banorëve. /QendraPress/