Vdes na  vetëaksidenti 52 vjeçari në Shirokë të Suharekës.

   Zëdhënësi i policisë  Rajonale në  Prizren togeri Shaqir Bytyçi njofton se me 21.07.2026, rreth orës 10:06, është raportuar një vetaksident trafiku në fshatin Shirokë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Emergjencës së Suharekës. Në aksident është përfshirë automjeti që drejtohej nga B.U., mashkull rreth 52 vjeç, banues në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës. Si pasojë e vetaksidentit, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti ka pranuar trajtim mjekësor, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të pësuara. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar. Njësitet kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti./QendraPress/