Çaste poetike me poeten;-Abide GASHI

KAN SHITUR GOMARËT
———————————
Kanë shitur gomarët,
kanë blerë biçikleta,
e kush ta dijë vallë,
Se ç’u duket vetja!
Teta Olga,
zonjë nga qyteti,
kur zbriste,
në fshat një ditë,
e priste gjithë mileti,
me buzëqeshje ,
e me nderim plot dritë.
Kishte veç një ëndërr ,
në mendjën e saj,
për të bijën ,
të gjente dhëndër,
por me një kusht ,
të prerë gjithnjë,
të ishte qytetar,
dhe të kishte,
titull të lartë me emër.
Me nikoqirët ,
ngrinte kupën,
bisedonte gjatë,
dhe me hare,
ndërsa Meli,
çupa e bukur,
zemrën ia kishte falur ,
një djali ,
nga fshati atje.
Nuk pajtohej ,
e mjera nënë
me zgjedhjen,
e vajzës së saj,
ftonte djem ,
nga diaspora,
me shpresë ,
t’ia ndërronte atë vaj.
Kërkonte një dhëndër,
për burrë përparimtar,
me kostum,
dhe me kollare,
por çdo përpjekje,
s’ i shkonte fare,
e mbetej gazi ,
i lagjes të asaj ane.
Se zemra s’njeh ,
as fshat, as qytet,
as pasuri,
as emër të madh,
kur dashuria,
rrënjë lëshon,
çel si pranvera ,
në çdo livadh.
Meli me djalin ,
i bashkuan zemrat,
i bekoi vetë fati i tyre,
sepse lumturia ,
nuk pyet për adresë,
por për dashurinë ,
që buron nga shpirti i dlirë.
7 Korrik 2026, Mitrovicë
/QendraPress/