Çaste poetike me poeten;-Lavdije HOXHA

Mallë mërgimi!!

×××××××××××××××

Mora rrugën e mërgimit,

Për një jetë më të mirë,

Mu lig zemra prej dëshpërimit,

Kurbeti qenka shumë i vështirë.

Në shpirt e zemër jam e lënduar,

Më shkuan vitet në mërgim,

Mallë e dhimbje më ka kapluar,

Për të shtrenjtin vendin tim.

Mezi pres ditën me ardhë,

Për pushime në Atdhe,

Për vendlindjen kam shumë mallë,

Dua që të vdes atje.

Të shtrenjtën vendlindjen time,

Çdo natë në ëndërr e shikoj,

Më është bërë zemra copë e thërrime,

Ëndrra, më jep shpresë që të jetoj.

/QendraPress/