Fryma poetike e së dielës me poeten;- Ajne IBËRHYSAJ

BRENDA VETES
—————————
Më përcjellin syt e tu të etur
Përpijnë nektarin e dritës
Lotin ma kthejnë në hare
Edhe diellit ia marrin rrezet në përqafim.
Fjalët e heshtura shpesh ta zënë frymën
Trishtimin ma pikturojnë si një telajo dashurie pa fat.
Shpirti nuk bëzan!
Ç’ rëndësi ka bregu i pikëllimit
Ç’ngjyrë kanë sytë e ylberit të humbur
Pas shiut në kodër të diellit?
Kur shpirtin e djegin shikimet memece.
Të ngrira në dritaren e prirjes…
/QendraPress/