Shkollat në Kosovë nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje.

                        Sivjet  në  shkollat e Kosovës  ka  filluar   Viti i ri shkollor  për fat të keq  pa ditar shkollor. Këte  e ka  pohuar  drejtori i Shkollës ‘’Mate Logoreci’ në  Prizren, Ilmi Rexhaj. Derisa

 nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin vonesa të tilla.

“Kjo dukuri nuk është që nuk ka ndodhur edhe në vitet e mëparshme është dukuri që ka ndodhur edhe këtë vit. Sipas informacioneve që kemi është ndërruar operatori i furnizimi me ditar. Ditari është një mjet i cili eviton punën që e ka kry gjatë ditës i grumbullohen ndoshta pak punët dhe nuk mundet me regjistrua as orën që po bene as me evidentu emrat e nxënësve”, u shpreh Ymeri nga SBASHK-u

Përderisa Minstria  mungesën e ditarëve shkollor  thonë  dhe komunat kanë përmbushur detyrimet procedurale për sigurimin e dokumentacionit shkollor për institucionet e arsimit parauniversitar, përfshirë edhe librin e klasës (ditarin) dhe dokumentacionin tjetër shkollor. Si rezultat, nga ky vit shkollor, kemi një operator të ri me çmime ndjeshëm më të ulëta se deri tani. Operatori i përzgjedhur na ka njoftuar se për shkaqe operative ka disa vonesa, por edhe është zotuar se po angazhohet maksimalisht që shpërndarja e ditarëve dhe dokumentacioneve tjera shkollore do të nisë sa më pare, njoftojnë nga Ministria.

Në lidhjet me vonesat e dokumentacioneve shkollore përmes një reagimi kanë shprehur shqetësime edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës të cilët kanë kërkuar nga Ministria që urgjentisht të përmbushë obligimet e saj.