Jahir Gashi, nga Landovica e Prizrenit, humanisti që nihmon në heshtje..

Në mesin shumë humanistëve që ndihmpojnë në heshtje e nuk duan asesi të tregohen,sepse kanë shpirt e ndjenjë humane , nuk janë të rrallë. Por ata janë më të sinqertit dhe më fisnikët. I këtillë ësjtë edhe Jahir Gashi, nga Landovica e Prizrenit, humanisti që nihmon në heshtje,pa bërë asnjë zhurmë. Ai mendon se jeta njerëzore bazohet në ligje të caktuara morale që ndihmojnë në përcaktimin e asaj që është e mirë . Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë është humanizmi dhe cilat parime janë investuar në këtë koncept, megjithëse është me rëndësi të madhe për zhvillimin e shoqërisë. Ky koncept u krijua nga fjala latine, e cila përkthehet si “humane”. Një humanist është një person që dallon vlerat e njeriut. Domethënia është të njohësh të drejtën e njeriut për liri, zhvillim, dashuri, lumturi e kështu me radhë. Përveç kësaj, kjo përfshin mohimin e manifestimit të çdo dhune ndaj qenieve të gjalla. Koncepti i humanizmit tregon se baza e botëkuptimit është aftësia e një personi për të simpatizuar dhe për të ndihmuar të tjerët. Është e rëndësishme të theksohet se manifestimi i njerëzimit nuk duhet të shkojë kundër interesave të individit. Ky koncept përdoret në sfera të ndryshme, duke përfshirë filozofinë, ku është e përfaqësuar, si një mjedis i ndërgjegjshëm për njerëzimin pa kufij. Jahir Gashi nga Landovica e Prizrenit, kohë më përë pasi kishte marrë udhë nga Gjermania për në Prizren, me synim që ta ndihmojë Spitalin Rajonal në Prizren e nxjerr rasti dhe fakti deri tek Shtëpia e të Moshiuarëve pa Përkujdesje në Prizren , ku aty ai sheh se ajo si ndërtesë kishte nevojë për renovim pa asnjë dilemë pranoi që të bëjë një investim prej 23 .300 euro. Kjo u krye .Edhpse në përurim nga zyrtarët përkatës u harrua të përmendet ,ky doancion humanitar, Ai prapë ishte shumë modest dhe nuk deshti që kjo as të publikohet, por pa lejen e tij rastet humane tash domosdo se duhet të bëhen publike .Mirë është kjo të bëhet traditë nga ata që kanë. Kurse herave tjera po nga ky humanist do të sjellim edhe fakt tjera që ka ndihmuar po kështu në heshtje, Kurse jemi të vetëdijshëm se Komun a e Prizrenit gjegjesisht- Drejtoria e Punës dher Mirëqenjes Sociale, nuk do të harrojë që në ndonjë rast solem ta falenderojë më një mirënjohje përkatëse . Të lumtë Jahir Gashi. Veprat e mëdha bëhen pa zhurmë të madhe.

/Q.THAÇI/QendraPress/