Shkollat në Kosovë nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje.

Sivjet në shkollat e Kosovës ka filluar Viti i ri shkollor për fat të keq pa ditar shkollor. Këte e ka pohuar drejtori i Shkollës ‘’Mate Logoreci’ në Prizren, Ilmi Rexhaj. Derisa
nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin vonesa të tilla.
“Kjo dukuri nuk është që nuk ka ndodhur edhe në vitet e mëparshme është dukuri që ka ndodhur edhe këtë vit. Sipas informacioneve që kemi është ndërruar operatori i furnizimi me ditar. Ditari është një mjet i cili eviton punën që e ka kry gjatë ditës i grumbullohen ndoshta pak punët dhe nuk mundet me regjistrua as orën që po bene as me evidentu emrat e nxënësve”, u shpreh Ymeri nga SBASHK-u
Përderisa Minstria mungesën e ditarëve shkollor thonë dhe komunat kanë përmbushur detyrimet procedurale për sigurimin e dokumentacionit shkollor për institucionet e arsimit parauniversitar, përfshirë edhe librin e klasës (ditarin) dhe dokumentacionin tjetër shkollor. Si rezultat, nga ky vit shkollor, kemi një operator të ri me çmime ndjeshëm më të ulëta se deri tani. Operatori i përzgjedhur na ka njoftuar se për shkaqe operative ka disa vonesa, por edhe është zotuar se po angazhohet maksimalisht që shpërndarja e ditarëve dhe dokumentacioneve tjera shkollore do të nisë sa më pare, njoftojnë nga Ministria.
Në lidhjet me vonesat e dokumentacioneve shkollore përmes një reagimi kanë shprehur shqetësime edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës të cilët kanë kërkuar nga Ministria që urgjentisht të përmbushë obligimet e saj.