Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Xhemile ALIU

FJALA

—————————-

Kur hedh hapin, mirë mendo,

se hendeqet janë të vështira;

në udhë të jetës mos u mashtro,

hapat e mëdhenj sjellin trazira.

Edhe fjalën kur e nxjerr nga goja,

mendo mirë, se mos lëndon;

fjala e rëndë është porsi gëzhoja,

si plumbi që plagën s’e shëron.

Dhimbja e fjalës shpirtin rrënon,

si plumbi kur në zemër hidhet;

për së gjalli thellë të varros,

e barra e saj si bjeshkë të rëndon.

Kur fjalën bukur e përpunon,

nxjerr mjaltë si hojet e bletës;

zemrën e lodhur shumë e lehtëson,

bëhet ilaç për shpirtin e njeriut.

Fol, o njeri, e fol me mirësi,

nga shpirti dhuro fjalën e bukur;

se një jetë e kemi mbi këtë dhe,

e pas nesh mbetet veç ç’kemi dhuruar.

Një ditë nga kjo botë do të shkojmë,

si udhëtarë që rrugën e mbarojnë;

por fjalët që lanë dritë pas vetes,

në zemrat e njerëzve përgjithmonë qëndrojnë.

Dhe prapa mbetet një imazh i vyer:

“Ky ishte, vërtet, një njeri i mirë.”

Iku e shkoi nga kjo botë bastarde,

por la emrin të ndritshëm si dielli.

/QendraPress/