Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Nexhi BAUSHI

Ndrrim stine
——————————
E kuptove,
se është ndrrim stine.
Tashmê po vështron me habi,
se si gjethet e pemës,
nje nga nje po bien.
Ndoshta ku i dihet,
po jeton me tmerrin
se mos ngrihet suferina për ty.
Por shpejt e kuptove,
suferina isha unë,
gjallëria shamatare e jetës rinore.
Vallë a e kishe menduar ndonjëherë,
se për disa vjet
kishim jetuar në të njejtën pemë?
………………………………………………………
Tashmë stinët kanë ndryshuar!
NB
07.09.2026
/QendraPress/