Çaste poetike me poeten;- Selvete Dervishi-NIMANI

KOSOVA PO PRET

——————————

Kosova po i pret bijtë e vet,

me ballë të hapur e krenari,

se ata ishin e janë çlirimtarë,

që i falën vendit liri.

Ata e mbrojtën me nder këtë vend,

me besë, guxim e dashuri,

e udhëhoqën shtetin drejt botës,

drejt demokracisë e lirisë.

Por të pabesët ngritën kurthe

dhe i vunë në pranga bijtë e saj,

me shpresën se idetë e tyre

t’i varrosnin në burgje pa skaj.

Por historia nuk fshihet me pranga,

as e vërteta nuk mbyllet në qeli;

emrat e tyre janë në zemrën e Kosovës,

si dëshmi e gjallë për liri.

Le ta dijë çdo armik:

Kosova nuk harron bijtë e vet,

se çlirimtarët nuk i mposht as koha,

as kurthet, as prangat, asnjë pushtet.

Kosova po pret… me zemër e krenari,

pret bijtë e saj të kthehen përsëri;

se kush luftoi për atdhe e liri,

nuk mund të mbetet kurrë në qeli.

/QendraPress/