Çaste poetike me poeten;-Drita Kosumi SYLA

QYTETIT TIM

(Prishtinës)

————————

Kryeqyteti…

Oazë e mrekullisë

Jeshile e rinisë

Kopsht me lule

Çerdhe e vegjëlisë.

Sheshi Skënderbe, krenaria

Nënë Tereza,nënëmirësia

Jemi ne: jam unë,je edhe ti

Në të bukurën Prishtinë,stoli.

Shikoni Kastriotin sa krenar qëndron

Komandant Zahiri hero që agon

Katedralja në zemër të qytetit tim

Për dell të gjakut deri në bashkim.

Kryeqyteti im më i bukuri në botë

Betohemi në një gjuhë e një Zot!

/QendraPress/