Çaste poetike me poeten;-Selvije KADRIU

A THUA
———————
A thua kjo natë
do ta sjellë një ditë të re
një ditë me ty
aty ku gjithçka ishte ndryshe
kur duheshim ne dy
Ndoshta unë të lëndova
pa dashje
E si të bind Ty
se veten e lëndova më shumë
e tash netët më duken vite
ditët shekuj
Ehhh sikur vetëm njëherë
të vetme
të kthehej koha prapa
e ti ta kuptoje
se unë nuk mund
dhe nuk dua të vazhdoj pa ty
/QendraPress/