Çaste poetike me poeten;-Fitnete Bashota KRASNIQI

KA ME FOL KOHA
————————–
Ka me fol koha
pse s’ka me u duru
t’vërtetën pa e tregu.
Kush ishte ai njeri
që fort ka punu.
Ka me fol koha
pse s’ka me leju
t’vërtetë
mos me i dalë ballë;
ka me tregu kush ishte ai
që e përmendnin n’mahallë.
Ka me fol koha
vitet kan me piskat,
kan me e thirrë t’vërtetën
derisa edhe heshtja
ka me nis me folë,.
Ka me fol koha,
ka me thanë gjithçka.
E atëherë ,
kur e vërteta t’vijë në derë,
as n’hije ske me mujt me e pa!
Koha veç pret.
Pret me ra heshtja,
me u lodh genjeshtra,
e kur fjala e fundit
të mbetez pa za
ajo ka me fol.
E kur të flasë
s’ka nevojë për dëshmitarë.
Se vitet kanë qenë aty
Kanë pa
Kanë mbajtë mend.
Dhe një ditë
krejt çka e keni mshefë,
ka me dalë n’dritë.
E atëherë
s’ka met folë askush.
Se koha bashkë me vitet
kanë met denu….
ndoshta edhe lotët
me grushta ke me i grumbullu!
/QendraPress/