Fryma poetike e së dielës me poetin:-Luan SHESHI

SHIU BRENGAT Ç’TI TRAZOI…
——————————————
Shiu brengat ç’ti trazoi,
ëmbël xhamit tek trokiti,
pik-pik-pik…më s’ndaloi,
çast të fundit hiç s’e priti…
Sytë përhumbur tej diku,
diç kërkonin…territ lagur,
mendja lodhjes…kuturu,
zë përtyp kujtimet plakur…
Vjeshta pranë ç’tu afrua,
tok me gjethet pa adresë,
lum pendimi si një përrua,
valëzoi kthesë më kthesë…
Shiu brengat ç’ti trazoi,
nëpër pellgje pllaquritur,
pik-pik-pik…më s’ndaloi,
mes dyzimesh përpëlitur…
/QendraPress/