BIE KJO KUMBONË

—————————-

Buza e shqyer

ngopet me mish prej vetes.

Çarjet kullojnë

burimin e dhimbjeve.

Gjaku mëson shijen e dregzave.

Kafshimet

copëza kujtese.

Një gozhdë futet thellë

në mishin e ringjallur.

Veç kocka

hesht e buzëqesh.

Po ha veten

për të mos vdekur

nga uria e shpirtit.

/QendraPress/