Çaste poetike me poetin;-Idriz Berisha XHIXHI

PARZMA E ARTË
———————————
Eh, si rrodhi kjo kohë e këto vite
shumë rrugë e gjatë gjer të thinjat
ja gjurmët e moteve ku me sollën
Unë,bir i lashtë i kësaj toke
Që fjala s’mu dridhë shekujve.
Nga gladiator u bëra ,zot i detrave
shok me valltarët n’Albanopolit.
Brigjeve të Ilirisë-Princ u bëra
Tevona skenave t’Europës aktrova
mora emrin e Lekës Madh-Mojsi.
Me mbrojti Parzma e Artë
Nga syri keq antik.
Kur qëngjin m’kërkuan për flijim
Që të qëndroj kështjella dhash birin tim
E ëma la jashtë gjirin
Për t’u këthy në ZOT I MURANAVE.!
Më mbrojti PARZMA E ARTË
Nga syri i keq antik
Kokën kurrë së ula .
gjersa loti i nënës dhe kroj u shterrua
damarët me plasën nga etja
burimet u ndryen bjeshkëve të thata
Gjersa lindi ky DIELL.
/QendraPress/