Lajm i mirë për  disa fermerë dhe banorë të fshatit Kobaj

     Kuvendari i kuvendit të Komunës së  Prizrenit Petrit Hoxhaj, përmes  faqes së tij elektronike  lavdëron angazhimin e  Drejtorisë së  Shërbimeve Publike  për shtrimin e  rrugës  që  lidhë  disa  fshatra me lagjen ‘’Bajram Curri’’ në Prizren .’’ Sot, kanë filluar punimet për shtrimin me zhavorr të rrugës që nis nga fshati Kobaj, kalon pranë fermave të fermerëve të kësaj ane dhe lidhet me lagjen Bajram Curri rreth 3 km.

Kjo rrugë prej kohësh ka qenë në gjendje të rëndë, duke vështirësuar qarkullimin e fermerëve dhe qytetarëve që e shfrytëzojnë çdo ditë.

Falë Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit, kërkesat e shumta të fermerëve dhe banorëve janë marrë parasysh dhe tashmë kanë filluar punimet për përmirësimin e saj.

Një falënderim i veçantë për drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Islam Ukimeri, për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj kërkesave të komunitetit tonë. Çdo rrugë e përmirësuar është një lehtësim për fermerët tanë dhe një hap përpara për zhvillimin e kësaj zone.