Kryetari Totaj dhe grupi punues, shqyrtojnë rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2025.

         Kryetari i komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj, njofton  se sot, në takimin me grupin punues për shqyrtimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2025, u diskutua për masat konkrete që synojnë rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit në menaxhimin e parasë publike. “Zbatimi i rekomandimeve të ZKA-së është pjesë e përkushtimit tonë për qeverisje të përgjegjshme, menaxhim të drejtë të burimeve publike dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët. Transparenca dhe llogaridhënia janë standarde të domosdoshme të qeverisjes së mirë. Çdo rekomandim i zbatuar është një hap përpara drejt një komune më efikase dhe besimit më të madh të qytetarëve në institucionet e tyre” – u shpreh Kryetari Shaqir Totaj.