Drejtoria e Bujqësisë në komunën e Prizrenit, ka realizuar dy nga disa projekte që i ka pasur, vitin që vije kemi besojë shumë projekte presim të realizojmë pohon drejtor Kadrijaj

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësië në komunën e Prizrenit Nderim Kadrijaj pohon se që nga marrja e detyrës ka arritit të impelementojë dy projekte për shkak të rrethanave buxhetore që ka pasur këtë vit komuna ,Ai pohon se projekti për hapjen e rrugëve fushore, ku është intervenuar në Hoqë në Zhur dhe hapja e kanaleve kulluese këtë vit ka pasur prioritet. Ai pastaj përmendi rastet si në Piranë kanë vazhduar punimet për pastrimin dhe hapjen e kanalit kullues, me qëllim të përmirësimit të qarkullimit të ujërave dhe parandalimit të përmbytjeve. Zona e Piranës dhe Përdrenisë përballet me grumbullim të ujërave gjatë reshjeve të dendura, ndaj mirëmbajtja e kanaleve kulluese është e rëndësishme për mbrojtjen e tokave bujqësore dhe shtëpive të banorëve. Në fshatin Romajë bëht vendosja e gypave, një ndërhyrje e domosdoshme për parandalimin e përmbytjeve të fushave bujqësore dhe shtëpive përreth, veçanërisht gjatë reshjeve të mëdha.
Për të parandaluar përmbytjet dhe për të mbrojtur tokat dhe shtëpitë përreth, kemi ndërhyrë edhe në fshatin Landovicë, në hapjen e daljes së lumit, me qëllim të përmirësimit të rrjedhës së ujit tha ai. Pastaj ka folur për vitin që vije presin të kete realizim të më shumë projekteve, kurse apo që e ka gëzuar nga takimet dhe vizita e shiumta është ndier I gëzuar kur ka pa se është mirëkuptuar kjo gjendje nga fermeret, Brengosëse është fakti se tash e 6 vite nuk janë kompensuar bujqit për dëmet natyrore që kanë pasur n; pranoat e tyre, Po kështu tha për blegtrorët kemi kryer fazën e parë të vakisonimit të deleve e po presin e dhe fazën e dytë
Ai premton se nëse vitin që vie do të ndihmohen fermerët dhe planifikojmë të ndajmë edhe traktorë për fermerë tha ai