Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot, Memorandum Mirëkuptimi me Shoqatën e Miqësisë Kosovë–Austri.

Kryetari i komunës së Prizrenit,Shaqir Totaj, sot, nënshkroi , Memorandum Mirëkuptimi me Shoqatën e Miqësisë Kosovë–Austri, për shënimin e përvjetorit të Ditës së Shtetësisë së Austrisë.
Ky bashkëpunim synon t’i forcojë më tej marrëdhëniet e miqësisë, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, duke vlerësuar lidhjet e veçanta dhe miqësinë ndërmjet dy vendeve.
“Prizreni mbetet qytet i hapur për bashkëpunim, miqësi dhe ura të reja lidhëse me partnerët tanë ndërkombëtarë” – u shpreh Kryetari Totaj.Prandaj edhe Prizreni dhe selia e kryetarit Totaj, tashmë është një selitë e hapur për shumë delegacione si nderkombëtare e vendore,Prizreni është njëra nga pikat dhe komunat më të vizituara në Kosovë.