Çaste poetike me poetin:-Përparim DIDA

Isha dhe ende jam
—————————-
N’më pyetni,
kush jam?
Jam një i gjallë,
i dhënë,
nga perëndia,
ajo t’më marrë.
Në u rëntë mëndja,
të pyetni më tej ,
kush isha dje…?
Do merrni përgjigjen:
-Në të vërtetë isha.
i huazuar.
nga gjithësia.
i dorëzuar.
botës mistershme.
transformuar kohërave.
zmadhuar,si materje.
në përmasat,
peshë e gjatësi.
E ndërsa ju
kaq mund të thoni,
Ai është i gjallë,
ashtu siç është
ekziston si materje.
por i tjetërsuar,
jo zhdukur fare.
dhe as i harruar,
ishte dhe është… ,
materie e transformuar,
e mëndje ndryshuar.
E pra isha,siç isha,
dhe ende jam…siç jam!
/QendraPress/