Ka filluar sot asfaltimi i shtegut të biçikletave në rrugën “Vesley Clark”.

Ka filluar sot asfaltimi i shtegut të biçikletave në rrugën “Vesley Clark”, pas largimit të kubëzave ekzistuese. Ky projekt i Drejtorisë së Shërbimeve Publike do të vazhdojë deri te rreth rrotullimi me flamur, në drejtim të lagjes “Arbana”.
Po punojmë për infrastrukturë më të mirë, lëvizje më të lehtë dhe hapësira më të përshtatshme për të gjithë qytetarët.